13:23 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Ky peshk gjigand pothuajse monstruoz u gjendet në breg të detit (Foto)

Një peshk shumë i madh pothuajse monstruoz është parë në një plazh në Australi, përkatësisht në Bundaberg.

Përderisa një çift po ecte qetësisht në plazh, kishin parë këtë peshk dhe ishin tmerruar nga pamja e tij gjigande.

Bëhet fjalë për John dhe Riley Lindhom, të cilët e kanë fotografuar e publikuar në rrjetet sociale, duke pyetur se çfarë peshku mund të jetë ai.


John kishte punuar për shumë kohë si peshkatar por është deklaruar se kurrë në jetën e tij nuk kishte parë një peshk kaq të madh.

Më pas ai është marrë nga organet kompetente./Indeksonline/