13:01 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Ky polic është hero, ja si shpëton jetën e një foshnje në rrugë (Video/Foto)

Disa pamje kanë kapur se si zyrtari i policisë shpëtoi fëmijën në Ocala të Floridës.

Një grua kishte ndezur dritat e saj duke lajmëruar që kishte urgjencë, pasi foshnjës së saj i ishte zënë fryma, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’, transmeton Indeksonline.

Pjesëtari i Policisë, Jeremie Nix ishte aty kur ndodhi rasti. Ai derisa po voziste, ndali veturën dhe mori foshnjën në dorë.

Ai ia dha ndihmën e parë foshnjës për ta shpëtuar dhe nxitoi për në Qendrën Rajonale Mjekësore.

Tashmë foshnja është mirë dhe do të shërohet./Indeksonline/