12:54 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / Gj. Sh

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Irlandës së Veriut

Kosova do të synojë vetëm fitoren ndaj Irlandës së Veriut sot (e shtunë) në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në rrethin e pestë të garës së re të UEFA-s, përkatësisht në stadiumin “Windsor Park” në Belfast.

Aktualisht Kosova është në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C, me gjashtë pikë, gjashtë më pak se Greqia dhe katër më shumë se Irlanda e Veriut e Qipro.

Alain Giresse pritet që këtë takim ta nisë me skemën 4-2-3-1, duke e ndryshuar me atë nga ndeshja e parë, kur kishte luajtur në 4-3-3.

Në portë pritet të jetë Arijanet Muriçi, e para tij mund të vendosen Florent Hadërgjonaj, Betim Fazliji, Fidan Aliti dhe Donat Rrudhani.

Si mesfushorë defanzivë priten të caktohen Hekuran Kryeziu dhe Ibrahim Dresevic.

Milot Rashica, Bersant Celina dhe Arbër Zeneli pritet ta ndihmojnë Vedat Muriqin e vetmuar në sulm.