16:04 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / Gj. Sh

Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë ndaj Çekisë

Shqipëria sot luan kundër Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “EURO 2024”.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”AIR Albania” në Tiranë, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Kuqezinjët janë lidere e Grupit me 10 pikë, ndërsa Çekia renditet e dyta me 8 pikë.

Gazetari Arlind Sadiku, ka publikuar formacionin e Shqipërisë për ndeshjen e sotme./IndeksOnline/