15:51 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ky rekord i arritur sot tregon gjendjen e tmerrshme që po kalon Manchester United

Jose Mourinho ka hyrë në librin e historisë së Manchester United por jo për të mirë.

Me humbjen ndaj West Ham, ekipi i portugezit ka shënuar startin më të keq në 29 vitet e fundit në Premier Ligë, duke grumbulluar vetëm 10 pik në shtatë ndeshjet hapëse transmeton Indeksonline

10 pik në shtatë ndeshjet hapëse kishte edhe David Moyes me Manchester United në sezonin 2013/14 por margjina e humbjeve ishte më e vogël në atë kohë.

Pas kësaj humbje Mourinho është shumë pranë shkarkimit./Indeksonline/