08:31 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ky serb thotë se FAK-u është i destinuar për të dështuar

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, hodhi poshtë spekulimet dhe përsëriti qëndrimin unik të partisë se nuk do të mbështesë formimin e ushtrisë së Kosovës, duke shtuar se nuk ka më negociata për Asociacionin e Komunave Serbe, formimi i të cilës pritet.

“Formimi i ushtrisë së Kosovës, kërkon ndryshime kushtetuese të cilat kërkojnë një shumicë prej dy të tretave të votave të komunitetit minoritar, dhe se votat e të gjithë nëntë deputetëve nuk do të jepen, dhe kësisoj ky veprim është është i destinuar të dështojë”, ka thënë Rakiq.