14:55 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ky shtet do të vendosë dënimin me vdekje për përdhunimin

Bangladeshi do të vendosë dënimin me vdekje për rastet e përdhunimit, kështu ministri i Drejtësisë, Anisul Haq i tha BBC-së se presidenti do të lëshojë nesër një urdhëresë duke e bërë atë të ligjshme.

Kjo vjen pasi dhuna seksuale arriti në një nivel të lartë në vend, dhe pamjet e një sulmi brutal të një gruaje u bënë virale në mediat sociale, transmeton Indeksonline.

Një grup aktivistësh thonë së vetëm vitin e kaluar u regjistruan 5,400 raste të përdhunimit.

Por aktivistët tregojnë se shumë raste nuk raportohen sepse gratë kanë frikë se do të stigmatizohen.

Protestuesit pas videos virale të javës së kaluar kanë kërkuar gjykime më të shpejta dhe ndryshime në mënyrën e ndjekjes penale të rasteve të përdhunimit./Indeksonline/

Një student mban një pankartë gjatë një proteste kundër përdhunimit dhe sulmeve seksuale ndaj grave ndërsa ato kërkojnë gjyqtarë në Daka, Bangladesh, 08 tetor 2020.