15:20 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Armenia ndalon importimin dhe shitjen e makinave që kanë timonin në anën e djathtë

Qeveria armene do të ndaloj importin dhe shitjen e makinave që kanë timonin në anë të djathtë, nga data 1 prill të këtij viti.

Ky vendim është marrë për shkak të shqetësimit lidhur me rritjen e numrit të makinave që kanë timonin në anën e djathtë, transmeton Indeksonline.

Raportohet se afërsisht 13,000 automjete të këtij lloji janë importuar vitin e kaluar në Armeni, duke sjellë numrin total të automjeteve me timon në anën e djathtë deri në 36,000.

Kjo vjen pasiqë Armenia ka sistemin e komunikacionit që makinat të ngasin në anën e djathtë të rrugës, pra me makina që kanë timonin në anën e majtë.

Autoritetet kanë shprehur frikën se nëse vazhdon trendi aktual i këtyre automjeteve, vendi mund të detyrohet të zhvendoset drejt ngasjes në anën e majtë, një ndryshim i kushtueshëm dhe i vështirë për t’u arritur.

Përveç kësaj, Ministria e Transportit, Komunikimit dhe Teknologjive të Informacionit (MTCIT) pohon se automjetet me timon të djathtë janë të rrezikshme.

Shumica e këtyre automjeteve janë importuar nga Japonia për shkak të çmimeve të tyre të lira. /IndeksOnline/