20:34 / E Premte, 16 Prill 2021 / OSH

Ky spital kishte bërë abortin e 17 vjeçarës që ishte në hotel me “Ciprrën”

Policia e Kosovës sot arrestoi të shumëkërkuarin, Besim Hajdari “Ciprra” në një hotel në Podujevë.

Gjatë momentit të arrestimit, me “Ciprrën” ishte edhe një vajz 17 vjeçare me inicialet A.T, mëson Indeksonline.

A.T në dëshminë e saj në Polici që e ka bërë ka treguar se “Ciprra” po e mbante me dhunë dhe se e kishte detyruar të abortonte.

Foto: 17 vjeçarja

Indeksonline përmes burimeve mëson se 17 vjeçarja kishte kryer abortin në një klinikë private.

Besim Hajdari – Ciprra është i kërkuar për një plagosje që e kishte bërë gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Ai ishte duke qëndruar në arrati. “Ciprra” ka 60 vepra penale në Polici./Indeksonline/