17:05 / E Enjte, 31 Gusht 2023 / Gj. Sh

Ky televizion shqiptar e transmeton ndeshjen Bate Borisov – Ballkani

Ballkani është një hap larg fazës së grupeve të Conference League.

Kampioni i Kosovës, pas fitores 4-1 javën e kaluar në Prishtinë, sonte do të luaj ndeshjen e kthimit të play-offit me skuadrën bjelloruse, Bate Borisov, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Városi Stadion” në Hungari, më fillim nga ora 20:00.

Kjo ndeshje do të transmetohet përmes platformës “Digitalb” në SuperSport 3./IndeksOnline/