08:06 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Ky vend aziatik ndalon lojën “PUBG”

Autoritetet në Nepal gjatë ditës së enjte kanë lajmëruar se do të ndalojnë luajtjen e lojës online “PUBG”.

Kjo për shkak se kjo lojë shihet si me përmbajtje dhune dhe se ka pasur impakt të keq tek fëmijët.

“Kemi urdhëruar ndalimin e lojës PUBG sepse krijon varësi tek fëmijët dhe të rinjtë,” shprehej autoriteti i komunikimeve elektronike të vendit.

“PUBG” është krijuar nga firma Koreano-Jugore Bluehole dhe është një lojë “mbijetese” ku me dhjetëra lojtarë online vendosen në një ishull dhe të gjithë mundohen të eliminojnë njëri tjetrin.

Javën e kaluar një fëmijë në Indi vrau veten sepse nëna e kritikoi sepse shpenzonte shumë kohë duke luajtur PUBG.

Fëmijët jo pak herë janë shpërqendruar nga mësimet dhe rutina e tyre ditore për shkak të lojës.