11:19 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / L K

Kylian Mbappé do të duhet të gjejë një agjent të ri, nëna e tij mbetet pa licensë

E ardhmja e Kylian Mbappé mund të ndryshojë rrjedhën. Deri më sot, Fayza Lamari , nëna e tij, ka qenë ajo që ka vepruar si agjente gjatë gjithë këtyre viteve.

Për shkak të ndryshimit të fundit në rregulloret e FIFA-s, situata mund të ndryshojë.

Siç mund të shihet në platformën e agjentëve të FIFA-s , në drejtorinë e agjentëve të FIFA-s , Lamari nuk figuron si një nga mijëra agjentët e regjistruar.

Për shkak të datave, Lamari nuk ka mundësi të marrë këtë licencë të paktën deri në majin e ardhshëm kur të jepet provimi i ri.

Kjo do të thotë që Mbappe do të jetë për së paku 6 muaj pa agjent, ose do të duhet të gjej një agjent të ri.

Mbappe, për të negociuar një largim të mundshëm në një tjetër klub si Real Madridi apo rinovimin për PSG-në, do të duhet të gjejë një agjent tjetër./Indeksonline/