Kylie e vetmuar! Fle tek nëna e saj pasi të dashurin nuk e ka afër (Foto)
Kylie Jenner është duke pritur fëmijën e saj të parë me Travis Scot.
Ajo do të bëhet nënë gjatë muajit shkurt.
20 vjeçarja ani pse në muajt e fundit të shtatëzanisë afër nuk e ka partnerin e saj, dhe për këtë i është dashur të qëndrojë tek nëna e saj Kris Jenner, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.
“Kylie fle më shumë në shtëpinë e Kris”, ka thënë një burim.
Kylie dhe Kris jetojnë në zonën e njejtë dhe shtëpitë e tyrë janë larg për rreth 15 minuta.
Nga ana e tij, Scott duket të jetë më shumë i angazhuar në karrierën e tij muzikore dhe lëvizjet e tij janë të shpeshta, andaj edhe Kylie më rehat po ndihet në shtëpinë e së ëmës. /Indeksonline/