16:44 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Urimi më i ëmbël për ditëlindjen e yllit të Kardashianëve

Sot ka ditëlindjen modelja e famshme, Kendall Jenner.

Në këtë ditë të veçantë për të, s’kishte si të mungonte as urimi i nënës së saj, Kris.

Kjo e fundit në llogarinë Instagram ka postuar një kolazh me fotografi me vajzën e saj, teksa ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të bijën.

“Shume urime për vajzën time të bukur, engjëllin Kendall! Ti je vajza më e dashur, më e ëmbël dhe më e veçantë në botë. Ti ke një zemër të madhe. Unë jam e bekuar që kam një vajzë si t dhe falënderoj çdo ditë Perëndinë që të fali ty. Jam krenare dhe çmoj çdo moment e kujtim që ndajmë së bashku. Të dua më shumë se sa mund ta mendosh”, shkruan ajo, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe Kendall sot mbush 23 vjet dhe është një nga femrat më të kërkuara në botën e modelimit./Indeksonline/