13:33 / E Shtunë, 18 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kylie i blen çanta të shtrenjta të bijës, për ta kombinuar me veten

Vajza e Kylie Jenner, Stormi Webster, është një ndër fëmijët më të njohur e të komentuar në botën, e kjo fal famës së mamasë së saj.

Por, Stormi ka rrëmbyer zemrat e shumë kujt  edhe për ëmbëlsinë dhe zgjuarsinë e saj në postimet që sjell Kylie.

Duke qenë vajza e miliarderes më të re në botë, Stormi në moshë kaq të re bën një jetë super luksoze, e të tilla i ka edhe veshjet, pasi mamaja e saj nuk e kursen asgjë për të bijën.

Kylie si një femër më stil, preferon që e tillë të duket e vajza e saj 2 vjeçare, madje dëshiron që ato të dyja të kombinohen në veshje.

Këtë e ka treguar përmes një InstaStory, ku shihet koleksioni i çantave të vogla të dorës nga marka “Prada” të ngjyrave të ndryshme, të cilat do t’i takojnë Stormit.

 “Duhet t’i merrja të gjitha “Prada-t” e vogla që të kombinojë mamin.”- ka shkruar Kylie në mbishkrimin e fotos.

Ndërsa qëçmimi i njërës prej këtyre çantave varion nga 600  deri në 800 euro./Indeksonline/