19:44 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Kylie Jenner aspak e brengosur për tradhtinë nga i dashuri

Kylie Jenner nuk është e shqetësuar për të dashurin e saj,  beson në Travis Scott , edhe pas thashethemeve për tradhti.

Një burim i afërt me yllin televiziv, deklaroj se ajo nuk ndihet sikur duhet të përcjell çdo hap të Travis, prandaj edhe lidhja e tyre është aq e fortë e suksesshme dhe po vazhdon të rritet.

“Kylie është e vetëdijshme se të gjithë mundohen të përfitojnë ndaj thashethemeve për të dhe familjen e saj prandaj ajo dhe Travis kanë një marrëdhënie të mire dhe ajo nuk e ka ndër mend të ndërpres raportet me të” tha burimi i afër me çiftin.

Ndryshe, kohë më parë u raportua se reperi i njohur kishte tradhtuar nënë e fëmijës së tij, por këto thashetheme i kishte mohuar vet ai.

Travis dhe Kylie filluan lidhjen në prill të vitit 2017 dhe janë prindër të një vajze./Indeksonline/