13:20 / E Martë, 04 Maj 2021 / M. M

Kylie Jenner drejt Los Angelos me Travis Scott/ Çifti është ribashkuar

Pasi festuan ditëlindjen e Travis Scott, çifti u nis drejt Los Angelos me avionit privat të Kylie-t duke bindur akoma më shumë fansat se ata janë sërish bashkë.

Prindërit e vajzës tre vjeçare, Stormi Webster kanë kaluar shumë kohë së bashku kohët e fundit, dhe udhëtimi i tyre i fundit me avion ka hedhur më shumë dyshime për ribashkim.

23-vjeçarja fluturoi drejt Miamit me aeroplanin e saj rozë 72 milion dollarësh, për të marrë pjesë në ditëlindjen e reperit “Sicko Mode”. Në kthim, bukuroshja nuk ishte vetëm, pasi ish-partneri e shoqëronte.

Kylie u fotografua e veshur me një xhup të zi me kapuçi për të fshehur fytyrën ndërsa ngjiste shkallët.

Ndjekësit, po ashtu, bënë lidhjen midis dy postimeve në Instagram, të Travis dhe Kylie. Travis shkruan se është “koha më e mirë ndonjëherë”, ndërsa në foton e postuar nga Kylie, reperi nuk harron të komentojë.