23:30 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Kylie Jenner paralajmëron projektin e radhës me 1 shkurt!

22-vjeçarja Kylie Jenner njihet si një yll i rrjeteve sociale, si dhe një vajzë mjaft e suksesshme në fushën e sipërmarrjes.

Ajo tash e saj kohë operon me markën e saj të produkteve të kozmetikës që janë bërë tejet të kërkuara në të gjithë botën, transmeton Indeksonline.

Miliarderja 22-vjeçare, së fundmi ka bërë të ditur se së shpejti, saktësisht me 1 shkurt, pritet të lansoj koleksionin e ri të  produkteve me emrin “Stormi Collection”.

Emri i këtij koleksioni lidhet me emrin e vajzës 1 vjeçare, të bukuroshes Stormi. /Indeksonline/