LA Lakers rikthen grekun Kostas Antetokounmpo

Los Angeles Lakers ka zyrtarizuar marrëveshjen me grekun Kostas Antetokounmpo.
Vëllau i vogël i Giannis, edicionin e kaluar luajti në NBA vetëm 5 ndeshje në total 20 minuta.
Ai u paraqit rregullisht me South Bay Lakers në Ligën G me një mesatare prej 14.1 pikë, 7.9 kërcime dhe 62% saktësi në gjuajtje.
Ndryshe, 23 vjeçari e ka filluar karrierën te Dallas Mavericks.
/Indeksonline/