10:32 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

La Liga dhe Seria A vazhdojnë sonte – dy ndeshje interesante në program

Sonte fillon java e re e Series A dhe La Ligës, ku dy ndeshje janë në program.

Juventusi, do të luajë kundër Lecces në orën 21:45. Me një fitore, Juventusi do të shkëput 7 pikë nga Lazio që është në vendin e dytë.  Por këta të fundit do të luajnë nesër kundër Fiorentinës, transmeton Indeksonline.

Kurse në La Liga, Sevilla do të luajë kundër Valladolidit në kuadër të javës së 32-të.

Sevilla kërkon të rikthehet në pozitën e 3-të, pasi atë e humbi javën e kaluar.

Në tri ndeshjet e fundit, Sevilla ka tri barazime dhe kërkon t’i rikthehet fitores. /Indeksonline/