La Liga pa teknologjinë e golit, polemika të shumta – a u dëmtua Barcelona?
Skuadra e Real Madridit është duke luajtur ndeshjen ndaj Barcelonës e vlefshme për javën e 32-të në La Liga.
Skuadra mysafire pati një mundësi të artë nga Yamal për të kaluar në epërsi, por VAR-i ishte arsyeja pse rezultati mbeti 1:1, shkruan Indeksonline
Topi dukej se ishte mbrenda në portë, por nuk kishte pamje të mira për ta vërtetuar se a e kishte kaluar 100 për qind vijen.
Kujtojmë që teknologjia e golit mungon në La Liga, prandaj me pamjet që kishte gjyqtari nuk arriti ta verifikonte mirë këtë situatë./Indeksonline/