12:04 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

La Liga: S’ka prova të racizmit në rastin Cala – Diakhaby

Shtëpia e futbollit në Spanjë, La Liga ka dalë sot me një komunikatë për media për rastin e Juan Cala dhe Diakhaby.

Javën e kaluar u pretendua se lojtari i Cadiz fyeri në baza racore lojtarin e Valenicas, Diakhaby, shkruan IndeksOnline

Megjithatë, La Liga përmes kësaj komunikate ka treguar se nuk ka pasur asnjë dëshmi apo audio ku pretendohet se lojtari e fyeri në baza racore.

“La Liga ka kryer hetimet e saja, dhe nuk ka hasur në asnjë fyerje”, shkruhet në njoftimin e La Ligas.

Kujtojmë që edhe lojtari Cala gjatë kësaj jave kishte mohuar pretendimet e lojtarit të Valencias.

“Ose është duke bërë ndonjë skenar, ose ka keqkuptuar”, ishin fjalët e lojtarit të Cadiz./IndeksOnline/