12:12 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

La Liga suspendon Bellinghamin për dy ndeshjet e ardhshme

Lojtari i Real Madridit Jude Bellingham, është suspenduar nga La Liga për dy ndeshjet e ardhshme pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e fundjavës ndaj Valencias.

Kjo gjë erdhi pas vendimit kundërthënës të referit Gil Manzano, i cili dha sinjalin për të përfunduar ndeshjen gjatë momentit ku anglezi shënoi gol në fund të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Bellingham, pas anulimit të golit të tij protestoi për vendimin e referit dhe u ndëshkua me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes.

Mesfushori anglez pritet të mungoj në dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Celta Vigos dhe Osasunas.

Po ashtu vlen të theksohet që edhe referi Manzano, mund të suspendohet për gabimet që bëri gjatë ndeshjes, por s’ka asgjë definitive. /IndeksOnline/