18:19 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

La Manchesteri United për t’u transferuar tek Sheffield United

Skuadra angleze Sheffield United e ka bërë zyrtare transferimin e talentit 21 vjeçar, Sander Berge nga skuadra e Genkut.

Berge ishte përfolur mjaftë shumë për një transferim te Manchester United mirëpo ai përfundoi te Sheffield United.

Po ashtu për Sander e interesuar ishte edhe Liverpooli.

Futbollisti ishte pjesë e skuadrës nga Belgjika, Genkut në të cilën u transferua në janar të vitit 2017./Indeksonline/.