12:35 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / AR

La një grua Yazide të vdiste nga etja, gjykata e Mynihut e dënon me 10 vite burg

Një 30 vjeçare e vetëshpallur si anëtare e Shtetit Islamik (IS) është dënuar këtë të hënë me 10 vjet burg nga një gjykatë e Mynihut, pasi la një vajzë Yazide në Irak të vdiste nga etja.

Jennifer Wenisch, e akuzuar për krime lufte dhe vrasje, mund të ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Kjo seancë gjyqësore u konsiderua si një nga gjyqet e para në botë që ndjek penalisht një krim lufte kundër Yazidëve, një pakicë kurdofolëse e përsekutuar dhe e skllavëruar nga xhihadistët në Irak dhe Siri.

Mësohet se rreth 10 mijë persona Yazidi u vranë në Irakun verior. Rreth 7 mijë gra Yazidi, mes tyre edhe vajza të moshës 9-vjeçare, u skllavëruan dhe u transferuan me forcë në vende si Iraku dhe Siria lindore.