13:42 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Labi dhuron maska në disa qytetet të Kosovës

Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri ka treguar edhe një herë anën e tij të bamirësisë.

Artisti i famshëm ferizajas sot ka shprëndarë maska në disa qytetet të Kosovës, këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Instagram, shkruan Indeksonline.

“Rrugës për Klinë, Deçan, Junik e Gjakovë! Po ju dërgojmë maska derisa ti siguron ministria edhe të tjera…! Zoti ju bekoftë! Labi”, ka shkruar Labi.

Ndryshe, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 19, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme./Indeksonline/