22:24 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Labi solidarizohet me njerëzit në Merdare, iu dërgon batanije

Këngëtari dhe deputeti në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri është solidarizuar me qytetarët që po kthen nga vendlindja për në vendet evropiane.

Labi, përmes një statusi ka treguar se ai së bashku me disa vullnetar kanë dërguar disa batanije për të gjithë ata që janë duke pritur me orë të tëra në kufirin e Merdarës, shkruan Indeksonline.

Statusi i tij i plotë:

Në emrin e qytetarëve të Kosovës, për ju vllezer e motra Gurbetqarë, jam nisur në Merdare në Kufi, për të ju dhënë nga vetja sado pak nga një Batanie( Qebe) për rrugë edhe pse e di që i keni të gjitha! Por si shej e pritjeve me orë të gjata me vrau ndergjegjeja që të qëndrojë i ulur në shtepi! Dhe u nisa tani për atje. Zoti ju bekoftë të gjithë shqiptarëve!Shihemi pas pak! Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë. Ju dua.