11:29 / E Hënë, 11 Shkurt 2019

Labinot Kabashi i pafat, lëndohet që në ndeshjen e parë

Fati nuk është në anën e Labinot Kabashit. Ylli kosovar ka pësuar përsëri lëndim që në ndeshjen e parë pas rikthimit.

Futbollisti i Barcelonës që luan për grupmoshat e reja ka pësuar një lëndim në gju dhe do të rikthehet përsëri në sallë të operacionit, shkruan Indeksonline.

Mediat katalonase bëjnë të ditur se talenti kosovar ka një vullnet të madh, gjë që është për tu befasuar, pasi lëndimi i dytë mund ta demotivojë një lojtar.

Kabashi do të bëhet 19-vjeçar në fund të muajit shkurt, ndërsa ecuria e tij te Barcelona ka qenë tejet e mirë deri në momentin e lëndimit. /IndeksOnline/