21:46 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Labinot Tahiri nuk mund të këndojë në diasporë pas lajmit të Johannes Hahn

Lajmi që solli sot në Kosovë, Johannes Hahn, komisioneri për Zjerim i Bashkimit Evropian, se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës pritet të ndodhë në vitin 2020, do të thotë se këngëtari Labinot Tahiri nuk do të këndojë më në diasporë për të paktën më shumë se një vit.

Këngëtari i muzikës folk, i cili është edhe deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re në Kuvendin e Kosovës, premtoi para rreth një muaji se nuk do të udhëtojë jashtë vendit deri sa të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

Këtë premtim, Tahiri e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram disa javë më parë, duke e quajtur një sakrificë për popullin e Kosovës.

“Sonte dhe vetëm sonte sepse mbas 1 janarit rri me popullin tim në Kosovë deri ditën që do të dalë i pari shqiptarë me Liberalizim të vizave. Kjo sakrifice e imja, vjen si pasojë nëse Evropa nuk e trajton qytetarin tim sikur popujt tjerë”, ka thënë Labi.

“Kah po i shkruaj këto fjale, mund të ndodhe me vite mos dhënia e të drejtës se lëvizjes, ama unë do të mbyllem me ju vëllezër e motra. Kosova dhe ju, vlen më shume se sa vetja ime dhe të gjithë që jemi në parlament”.

Labi k thënë se do t’i shfrytëzojë ngjarjet muzikore në diasporë deri në fund të këtij viti, para se të izolohet në Kosovë sikurse shumica e qytetarëve të tjerë. /Insajderi.com