19:51 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / AR

Laboratori në Wuhan, Fauci bën pohim tronditës para Kongresit Amerikan

Epidemiologu kryesor amerikan Anthony Fauci, këshilltari shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë bëri sot një pohim tronditës.

Ai u tha ligjvënësve amerikanë se Instituti Kombëtar i Shëndetit në Sh.B.A ka financuar Institutin e Virologjisë në Wuhan me 600,000 dollarë për një periudhë pesë-vjeçare për të studiuar nëse koronavirusët e shpellave mund të infektojnë njerëzit.

Dhurimi prej 600,000 dollarësh nga NIAID (Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive) është bërë për organizatën Aleanca EcoHealth, e cila nga ana e saj pagoi Institutin Wuhan e Virologjisë për një “bashkëpunim me shkencëtarë kinezë shumë të respektuar, të cilët janë autoritete botërore në koronavirus” për të ekzaminuar rrezikun e transmetimit të koronavirusit të lakuriqëve të natës tek njerëzit.

Fauçi mohoi se qëllimi i hetimit ishte manipulimi i koronavirusit për ndonjë qëllim tjetër, raporton noa.al.

Ai tha se interesi i amerikanëve për këtë temë filloi kur epidemia e SARS shpërtheu gati dy dekada më parë.

“Ne ishim shumë të frikësuar me SARS-CoV-1 në 2002-2003, ku ky virus i veçantë u transmetua nga një lakuriq nate, duke shkaktuar një epidemi që rezultoi në 8,000 raste dhe afro 800 vdekje”, tha ai.

Pozicioni i Fauci vjen disa ditë pas deklaratës së tij të 11 majit kur epidemiologu tha: “Unë nuk jam i bindur që pandemia e Covid u zhvillua natyrshëm. Mendoj se ne duhet të vazhdojmë të hetojmë atë që ka ndodhur në Kinë derisa të zbulojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur”./noa.al/