12:57 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Laboratori privat thotë se testet që i bëri për Covid-19 janë legale

Pas raportimeve se kreu teste për Covid-19 në mënyrë ilegale, laboratori privat “Avicena KS” ka dalë me një reagim ku e ka mohuar një gjë të tillë.

Ky laborator thotë se testet që i ka kryer janë legale dhe se e posedon lejen e importit të këtyre testeve si dhe licencën për kryerjen e tyre.

“Ne posedojmë lejen e importit të këtyre testeve, te cilat janë në bazë të standardeve të BE-së”.

“Ministria Shëndetësisë është lajmëruar përmes dy shkresave zyrtare të dërguara përmes postës elektronike për posedimin dhe fillimin e testimit nga ana e laboratorit Avicena-KS”.

“Njëherësh, ia sqarojmë edhe Ministrisë së Shëndetësisë se në licencën që ne posedojmë, i kemi të deklaruara kodet për këtë lloj testimi (Kodet ICD-9 si shërbime mjekësore A34.052-igG dhe A34.053 igM)”.

“Ministria e Shëndetësisë nuk ka bazë ligjore që të ndalojë punën e laboratorit tonë”.

“Çdo përpjekje që në bazë joligjore të ndalë aktivitetin e laboratorit, do të jetë subjekt i padisë gjyqësore nga ana jonë”.