16:09 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Lacazette: Do t’i them Griezmannit që t’i bashkohet Arsenalit

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette thotë se ka marrëdhënie të mira me futbollistin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe do të provoj që ta bindë bashkëkombësin e tij që t’i bashkohet te klubi londinez, transmeton zeri.info

“Nëse ai më viziton në Londër do t’i them që të nënshkruajë me Arsenalin”, deklaroi Lacazette.

“Ne jemi miq të mirë dhe kalojmë mirë së bashku. Nofkat tona janë ‘Griezzy’ dhe ‘Lacaz’”, shtoi reprezentuesi francez.