21:38 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Lacazette shënon sërish, Arsenal rikthen epërsinë

Avantazhi i Valencia-s ka zgjatur vetëm 7’ minuta teksa Arsenal ka ndëshkuar spanjollët pas një kundërsulmi vrasës.

Ishte Aubameyang ai që ia shtroi në tavë golin kolegut të sulmit Alexandre Lacazette i cili me portën e boshatisur e kishte shumë të thjeshtë të shënonte.

Vetëm tetë minuta më pas Lacazette ka shënuar golin e avantazhit duke përmbysur gjithçka per 2-1.