Laçi vazhdon mr formë të mirë, gol dhe asist në Turqi
Qazim Laçi po kalon një nga sezonet më të mirë të karrierës.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol dhe ka bërë asist në fitoren e sotme 3-2 të Rizesporit ndaj Konyasporot, shkruab IndeksOnline.
Laçi shënoi golin e barazimit për 1-1 në minutën e 18-të, ndërsa asistoi te goli i epërsisë për 2-1.
Ky është goli i shtatë në 30 ndeshje të zhvilluara me Rizëspor në kampionat, krahas nëntë asisteve për shokët e skuadrës./IndeksOnline/

