18:03 / E Martë, 04 Tetor 2022 / B O

Lada ‘fluturon’ me shitje pasi prodhuesit perëndimorë të makinave tërhiqen nga Rusia

AvtoVAZ i Rusisë regjistroi një rritje prej 20.1% në shitjet e makinave të saj kryesore Lada në shtator krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Industria ruse e automobilave është goditur rëndë nga sanksionet perëndimore, me shumë fabrika që pezulluan prodhimin për javë të tëra, ndërsa përpiqeshin të siguronin pjesë të reja dhe të rivendosnin zinxhirët e furnizimit, ose të rregullonin specifikimet e modeleve të tyre.

Në të njëjtën kohë, shumë prodhues perëndimorë të makinave kanë ndaluar prodhimin ose shitjen e automjeteve në Rusi, si përgjigje ndaj ndërhyrjes ushtarake të Moskës në Ukrainë.

AvtoVAZ tha se kishte shitur gjithsej 20,641 automjete Lada në shtator, 14.1% më shumë se gushti.