17:41 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Lady Gaga këndon himnin amerikan në inaugurimin e presidentit Biden

Këngëtarja e famshme Lady Gaga, po këndon himnin amerikan në inaugurimin e Presidentit Joe Biden.

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar.