13:05 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Lady Gaga publikon foton, puthje me partnerin gjatë inaugurimit të Biden President

I dashuri i Lady Gagas, Michael Polansky, ishte pjesë e inaugurimit të Joe Bidenit dhe të dytë patën një moment intim gjatë ceremonisë.

Gaga dhe Polansky u shfaqen, duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin, teksa mbanin maskat.

Momentin e “ëmbël” e publikoi të martën vetë këngëtarja në rrjete sociale.

Kujtojmë se këngëtarja me famë botërore këndoi himnin kombëtar përpara betimit të Bidenit dhe Kamala Harrisit.