18:59 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Lady Gaga sot feston ditëlindjen, mbush 34 vjet

Stefani Joanne Angelina Germanotta, e njohur profesionalisht si Lady Gaga, është një këngëtare amerikane, e njohur në tërë botën.

Ajo sot feston ditëlindjen, ku mbush 34 vjet.

Gaga filloi të performojë këngë si adoleshente dhe duke aktruar në shfaqje shkollore.

“Poker Face” është singel-i më i shitur i vitit 2009. Arritjet e saj përfshijnë rekorde të ndryshme botërore të Guinness.

Në Super Bowl, ajo ka prezantuar të dashurin e saj Michael Polansky.

Ajo është e njohur për filantropinë dhe aktivizmin e saj shoqëror, përfshirë punën e saj në lidhje me ndërgjegjësimin e shëndetit mendor dhe të drejtat e LGBT.

Lady Gaga themeloi organizatën e saj jofitimprurëse, Fondacionin Born This ëay , e cila përqendrohet në fuqizimin e rinisë, përmirësimin e shëndetit mendor dhe parandalimin e ngacmimit./Indeksonline/