15:36 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lagjja “Aktash” në hall me kundërmimin si pasojë e kanalizimit (Video)

Lagjja “Aktash” në Prishtinë ka kohë që  ka probleme me kanalizimin, e të tillat po vazhdojnë edhe këto ditë.

Sipas një lexuesit të “Indeksonline”, në rrugën “Avdyl Frashri” është bllokuar kanalizimi dhe si pasojë kundërmimi po bëhet i padurueshëm.

Në videon e dërguar shohim që uji i dal nga rrjeti i kanalizimit po ecën rrugëve, duke shpërndarë kështu erë të padurueshme për banorët por edhe kalimtarët./Indeksonline/