75 Mall Live Search
19:05 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bëhen me sistem të kanalizimit, por nga punimet rruga e fshatit u bë e pakalueshme

Banorët e fshatit Zhakovë të komunës së Istogut, pikërisht në prag të reshjeve të shiut dhe  borës, kanë edhe një problem tjetër.

Një banor i lagjes Ibrahimaj, siç njihet në fshat, ka dërguar në redaksinë e Indeksonline fotografi të rrugës së dëmtuar.

Ai ka thënë se tash e tri javë rruga është e pakalueshme për njerëzit që jetojnë në këtë lagje.

Sipas tij, rruga ka mbetur e dëmtuar pas instalimit të rrjetit të kanalizimit në fshat javë më parë.

Banori thotë se i kanë kontaktuar edhe zyrtarët komunal për pasojat që po vuajnë, por që nuk kanë marr asnjë përgjigje nga ta.

Më poshtë fotografi të rrugës së dëmtuar dhe të pakalueshme. /Indeksonline/