23:03 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Lagjja në Prishtinë mbetet pa rrymë, nxënësit në rrugë për t’i bërë detyrat

Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë, tash e sa orë kanë mungesë të energjisë elektrike. Në disa fotografi të publikuara shihen disa nxënës të cilët kanë dalë në rrugë për t’i bërë detyrat.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fatime Hetemi”.

Sipas qytetarëve të kësaj lagjeje ndërprerjet e energjisë elektrike kanë ardhur si shkak i punimeve në këtë rrugë.