19:10 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lagjja “Pejton” kundërmon nga grumbullimi i mbeturinave!

Grumbullimi i mbeturinave në lagjen “Pejton”, në Prishtinë” ka bërë që qytetarët që kalojnë në këtë rrugë të i shpejtojnë hapat e të ikin më shpejt për shkak të kundërmimit të erës.

Në adresën e IndeksOnline lexuesit kanë dërguar disa fotografi ku shihet një sasi e madhe e mbeturinave që është grumbulluar edhe para kontinjerëve.

Siç duket kjo gjendje e bërllogut është tash e sa ditë për shkak të sasisë së madhe të tij që gjendet në rrugë.

Lagjja “Pejton” është një lagje mjaft e frektuentuar në kryeqytet për shkak të kopshteve që gjendjen aty dhe shërben si urëlidhëse që të dërgon në qendër të Prishtinës./IndeksOnline/