15:19 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / OSH

Lajçak: Kuvendi i Kosovës e kupton nevojën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se çfarë ka biseduar në takimin me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai me anë të një shkrimi në rrjetin social Twitter deklaroi se e ka theksuar rolin e rëndësishëm të parlamentit.

“Isha i kënaqur kur dëgjova se ata e kuptojnë plotësisht nevojën për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe e mbështesin atë”,ka shkruar Lajçak.