08:29 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Lajçak në presidencë, takohet me Osmanin

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ditën e dytë të vizitës në Kosovë e ka nisur me takim me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Mediet janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit. Përderisa të hënën ai ka takuar kreun e VV-së, Albin Kurtin dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Pas takimit me Kurti, Lajçak nuk ka folur për medie, përderisa Kurti ka thënë se ai ka bërë të qartë qëndrimin e tij karshi dialogut dhe rëndësisë së këtij procesi për vendin.

Lajçak gjatë ditës do të takohet edhe më ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.