11:26 / E Shtunë, 23 Shtator 2023 / Gj. Sh

Lajçak takohet me nënsekretarin e OKB-së, diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari special, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në New York ka takuar një numër zyrtarësh ku temë diskutimi ishte dialogun Kosovë-Serbi.

Së fundi, Lajçak njoftoi për takim me nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Operacionet e Paqes,  Jean-Pierre Lacroix.

“Gjithmonë e dobishme për të krahasuar shënimet me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Jean-Pierre Lacroix mbi dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në dialog. Faleminderit për mbështetjen e plotë!”, ka shkruar Lajçak.