11:37 / E Enjte, 22 Prill 2021 / OSH

Lajçi pyet Kurtin: Pse mi hoqe 20 euro, verës dal e shes libra që me mbet gjallë…

Aktori i mirënjohur kosovar, Çun Lajqi ka reaguar pas vendimit të qeverisë për uljen e shtesave për pensionet.

Lajqi ka thënë se me fillimin e verës do të dalë për të shitur libra, sa për të mbetur ‘gjallë’, transmeton IndeksOnline.

Shkrimi i tij i plotë:

Albin

Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, pse m’i hoqe 20 euro prej pensionit?

S’po m’dhimsen, se tash vjen vera e dal shes libra e mbes gjallë, por po dyshoj mos m’keni përzi me hajna e po iu dukem shumë i pasun?

Nejse, m’fal që bana be rrejshëm, se Çakorrin e rrou kajtja e mua pleqnia!