18:56 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / OSH

Lajm fantastik/ Shërohet Bersant Celina, shumë shpejtë rikthehet në stërvitje

Futbollisti kosovar, Bersant Celina javët e fundit pati ca probleme shëndetësore me zemër që ia pamundësuan atij të jetë në fushat e blerta për të ndihmuar ekipin e tij, Dijon.

Indeksonline përmes burimeve mëson se Celina fatmirësisht ka tejkaluar çdo problem shëndetësor dhe ka marr dritën jeshile nga kardiologu për t’iu rikthyer futbollit.

Infeksioni në zemër që ka pasur Celina tashmë është zhdukur dhe ylli kosovar mund të rikthehet në stërvitje tek Dijon.

Ky është një lajm i mirë për Kosovën para ndeshjeve të shtatorit./Indeksonline/