75 Mall Live Search
13:48 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / KV

LAJM I FUNDIT: Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, disa të plagosur

Të shtëna me armë janë dëgjuar pak çaste më parë në qendër të Podujevës.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar IndeksOnline, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë parë të shtrirë në shesh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet e reja lidhur me këtë ngjarje.