19:36 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lajm i keq për ata që konsumojnë shumë donera!

Njëri nga ushqimet më të popullarizuara në botë së shpejti mund të ndalohet në Bashkimin Evropian.

Ushqimi i popullarizuar mund të goditet nga një ligj i ri që do të ndalonte shtimin e fosfatit në mish të ngrirë, transmetojnë mediat botërore.

Duke pasur parasysh se është shumë popullor, ekziston një shqetësim i madh lidhur me ndikimet e mundshme të fosfateve nga këto ushqime për shëndetin e miliona njerëzve në Evropë.

Nëse ndalohet shtimi i fosfatit në mish të ngrirë, kjo mund të shkatërrojë industrinë e donerit që aktualisht fiton miliarda.

Vetëm në Gjermani çdo ditë shiten tre milionë porcione, dhe në prodhimin e këtij ushqimi janë të punësuar dhjetëra-mijëra njerëz.

Parlamenti Evropian do të diskutojë lidhur me këtë çështje brenda dy javësh.