13:02 / E Martë, 20 Prill 2021 / Blerim

Lajm i keq për Dritën, mbyllet sezoni për Kastriot Rexhën

Skuadra e Dritës ka njoftuar opinionin se futbollisti, Kastriot Rexha ka humbur sezonin.

Rexha që nga muaji shkurt kishte shqetësime në gjurit e tij të majtë dhe pas shumë përpjekjeve nuk ka arritur që të ndihmojë ekipin deri në përfundim të sezonit, shkruan IndeksOnline

“Pas kontrolleve të fundit, rezultatet tregojnë që Rexha të premten duhet ti nënshtrohet operimit për ta kaluar shqetësimin dhe praktikisht ky sezon është mbyllur për të. Kjo do të jetë një mungesë e madhe për klubin tonë ku dihet që jemi në një fazë të rëndësishme të kampionatit dhe mungesa e Rexhës do të jetë evidente”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar.

Rexha në këtë sezon është paraqitur në 21 ndeshje kampionale dhe 2 ndeshje të kupës ku ka arritur të shënoj 8 gola dhe 2 asistime./IndeksOnline/